Projekti “Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – Rrugëtimi vazhdon”, i financuar nga UNICEF në Kosovë, implementuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i KOMF për të vepruar si një avokues i fuqishëm për të drejtat e fëmijëve në Kosovë bazuar në objektivat e planit zhvillimor, i dedikuar për zhvillimin e koalicionit dhe organizatave anëtare.

Rezultatet e pritura:

  • Themelimi i Grupeve Tematike Punuese për Arsim, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale & Mbrojtje të Fëmijëve dhe Zhvillimin e Koalicionit. Grupet Tematike Punese janë themeluar në kuadër të KOMF bazuar në profilet dhe fushën e ekspertizës së anëtarëve si rekomandim kryesor për fuqizimin e mëtejshëm të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve organizative.
  • Strategjitë e sinkronizuara do të zhvillohen në fushën e Arsimit, Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale & Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Zhvillimit të Koalicionit.
  • KOMF dhe kapacitetet e anëtarëve të saj në zhvillimin organizativ dhe ngritjen e fondeve do të rriten nëpërmjet zhvillimit të Planifikimit Strategjik, Strategjisë për Ngritjen e Fondeve, Manualit të Qeverisjes dhe trajnimit për ngritjen e fondeve.

UNICEF që nga krijimi i KOMF ishte një nga mbështetësit kryesorë dhe po vazhdon të mbështesë fuqizimin e koalicionit.