Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson njëzet e shtatë organizata jo qeveritare, në kuadër të misionit për avokim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ka prodhuar një spot vetëdijësues mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, në Kosovë. Ky spot ka për qëllim të ndikojë në vetëdijësimin e publikut të gjerë dhe institucioneve publike për obligimin tonë për mbrojtje të fëmijëve.