Në kuadër të fushatës kombëtare për Arsim më të mirë në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, së bashku me 11 partnerë të nivelit kombëtar dhe lokal duke përfshirë KOMF, ka lansuar aktivitete të ndryshme promovuese për të shënuar afrimin e zhvillimit të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2018 në Kosovë. Video i lansuar në kuadër të fushatës është zhvilluar me qëllim të informojë por edhe të motivojë nxënësit në lidhje me këtë vlerësim.