Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të KOMF mbajti takimin e radhës, ku përcaktoi aktivitetet e ardhshme të këtij grupi dhe rishikoi planin e veprimit për vitin 2019.

Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij grupi konsideruan që një ndër priotetet kryesore të këtij grupi është zgjerimi i Grupit Tematik për Shëndetësi me organizata tjera që punojnë për shëndetin e fëmijëve në Kosovë

Anëtarët e Grupit Tematik për Shëndetësi  vijnë nga organizatat siç janë:, Terre des hommes, Balkan Sunflowers Kosova, Action for Mothers and Children, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK dhe Shoqata e Pediatërve të Kosovës .