Projekti “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë” është projekt dy vjeçar, implementuar nga  Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Ky projekt ka filluar në Dhjetor 2016 dhe do të përfundojë në Dhjetor 2018.

Projekti në mënyrë indirekte synon të gjitha kategoritë e cenueshme të fëmijëve në Kosovë. Projekti synon Qeverinë përmes implementimit të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, si një mjet monitorimi që mbledh evidenca dhe hulumtime lidhur me përpjekjet e qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

KOMF po kërkon një auditor të jashtëm për të kryer auditimin e përgjithshëm të projektit. Qëllimi i auditimit është verifikimi i shpenzimeve të grantit.

Kriteret e përzgjedhjes:

KOMF do të bëjë gjykimin pas afatit të dorëzimit të propozimit. Përveç dokumenteve të mësipërme të detyrueshme, kriteret e përzgjedhjes do të përfshijnë:

– Përvoja e firmës suaj në lidhje me fushëveprimin e auditimeve për OJQ-të.
– Një listë e organizatave të ngjashme joqeveritare të shërbyera nga firma juaj. Firma do të kërkohet që të sigurojë së paku dy letra rekomandimi nga klientët e OJQ-ve të audituara më parë.
– Përcaktimi i stafit tuaj dhe disponueshmërisë për të përfunduar auditimin në kohën e duhur
– Pjesëmarrja e personelit të lartë të auditimit të caktuar për angazhimin.
– Thellësia e Burimeve Teknike (CV e udhëheqësit të ekipit të caktuar).
– Disponueshmëria e stafit për t’iu përgjigjur pyetjeve brenda fushëveprimit të angazhimit dhe ngarkesës për orë, nëse ka, për shërbimet jashtë fushëveprimit të auditimit.
– Historiku i stabilitetit të stafit të auditimit, cilat garanci mund të ofroni në lidhje me caktimin e personelit tuaj të përhershëm në angazhim.
– Tarifa e propozuar për angazhimin duke përfshirë një plan për shërbime shtesë që mund të jenë të nevojshme përtej fushëveprimit të angazhimit të auditimit.
-Plani i auditimit i detajuar / metodologji duke përfshirë qasjen tuaj ndaj rrezikut dhe zbulimin e mashtrimit.
– Kërkesat e kohës.

KOMF rezervon të drejtën për të refuzuar një dhe të gjitha propozimet e dorëzuara.

Vetëm firmat e auditimit të përzgjedhura do të kontaktohen.

Afati i aplikimit:
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve do të mbetet i hapur që nga data e shpalljes në www.portalpune.com dhe faqet zyrtare / faqet e KOMF, nga data 23 nëntor 2018 deri më 14 dhjetor 2018, ora 16:00.

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet e tyre të aplikimit me e-mail në: info@komfkosova.org ose në një zarf të mbyllur në zyrën e KOMF-it, adresa: Zenel Salihu, OB.1 HY.1 K.3 Nr.16, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Për të lexuar Termat e plotë, ju lutem klikoni këtu: