TERMET E REFERENCËS

Funksioni: Realizimi i një video
Vendi I punës: Prishtinë, Kosovë

Përgjegjësitë e Përgjithshme:

Përgjegjësi do të kryejë detyrat e tij në kuadër me kartën dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të KOMF, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës (KDF) dhe do të pasqyrojë sjelljen profesionale gjatë gjithë procesit.

Rreth KOMF:

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në Qershor të vitit 2011, është një koalicion i përbërë nga 27 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Misioni i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është mbrojtja, respektimi, mirëqenia dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve. Kjo realizohet përmes lobimit dhe avokimit për promovimin dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve sipas Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.

Për më tepër, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë” financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, publikon këtë thirrje për kompaninë e komunikimit multimedial për të bërë një video ndërgjegjësuese në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve.

Objektiva:

Objektivi kryesor i kësaj video ndergjegjësuese është të rrisë vetëdijësimin për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve në mbarë publikun e gjërë. Kjo video do të synojë të gjithë popullsinë e Kosovës me qëllim të promovimit të mëtejshëm të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre.

Qëllimi i punës:

Prodhuesi pritet të krijojë, modifikojë dhe shtojë zërin shqiptar, titrat në anglisht dhe muzikën në videon kohezive, me qëllim që të përcjellë dhe përfaqësojë qëllimin për “Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë”. Videoja do të konsistojë në praninë e rreth dhjetë (10) personaliteteve të fushave si diplomacia, arti, muzika, sporti etj. të cilët gëzojnë respekt të gjerë në publik dhe të cilët janë pjesë e platformës avokuese të KOMF “Miqtë e Fëmijëve”.

Kushtet e Përgjithshme

Kompania duhet:

• Të jetë një biznes i regjistruar në Kosovë;
• Të ketë përvojë minimale prej tre vjetësh në krijimin e videove dhe në shërbime të tjera multimediale;
• Përvoja e mëparshme e punës me organizatat joqeveritare, agjensitë ndërkombëtare ose projektet e financuara nga BE konsiderohet përparësi.

Produktet:

• Video me cilësi të lartë

Përmbledhje e aplikimit

Kompanitë e interesuara duhet të përfshijnë këto dokumente:

• Historiku i shkurtër i kompanisë/CV;
• Oferta e çmimit;
• Propozimi teknik (përshkrimi i shkurtër max 100 fjalë) të videos të propozuar.

Afati i fundit:

Kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet e tyre të aplikimit (të përmendura më lartë) jo më vonë se:

20 Shkurt, ora 16:00, në: info@komfkosova.org

Për çdo pyetje teknike që lidhet me kërkesën tuaj, ju lutemi na kontaktoni në:

lorenasekiraqa@komfkosova.org