Pozita:                 Fasilitator për vlerësimin e nevojave në fëmijërinë e hershme
Vendi:                  Prishtinë
Kohëzgjatja:    Dy ditë pune

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, është duke kërkuar të punësojë një Fasilitator për vlerësimin e nevojave në fëmijërinë e hershme, në kuadër të projektit: “Rritja e ndërhyrjeve në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”, financuar nga Republika e Bullgarisë në Kosovë, menaxhuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë dhe zbatuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Karin Dom Foundation.

Përmbledhje e përgjithshme e pozitës:

Fasilitatori pritet të dalë me një vlerësim të strukturuar të nevojave i cili do të bazohet në nevojat e OJQ-ve anëtare të KOMF gjatë një punëtorie dy ditore që do të organizohet për të mbledhur nevojat kryesore të organizatave në kuadër të ngritjes së mëtejshme të kapaciteteve në fushën e fëmijërisë së hershme në Kosovë. Punëtoria është paraparë të organizohet në Shtator 2019, në Prishtinë.

Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Sociale / Administrim Biznesi ose ndonjë fushë tjetër relevante;
  • Përvojë dhe njohuri në fushën e të drejtave së fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Përvojë në fushën e edukimit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme;
  • Aftësi të forta ndërnjerëzore dhe komunikuese;
  • Aftësi kompjuterike.
  • Njohuri të shkëlqyera në të shkruar dhe folur të gjuhës angleze dhe shqipe.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe letër motivimi në: info@komfkosova.org
Vetëm kanditatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i fundit për aplikim: E enjte, 05 Shtator 2019, ora: 16:00.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) është një koalicion i OJQ-ve që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. Misioni i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është promovimi, avancimi i të drejtave të fëmijëve, përmes; avokimit, lobimit dhe monitorimit në përputhje me legjislacionin dhe instrumentet ndërkombëtare.