Projekti “Të rinjtë me një zë” është projekt rajonal i financuar nga Komisioni Evropian, implementuar në Kosovë nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtje të Fëmijëve – KOMF. Partnerë në projekt janë: BKTF Shqipëri, Shoqata Naša Djeca në Bosne dhe Hercegovinë, Children First nga Mali i Zi.

Projekti synon të rrisë kapacitetin dhe zotimin e koalicioneve për t’i dhënë zë të rinjve të cilët janë në rrezik nga margjinalizimi social dhe ekonomik dhe të ndikojnë në reformat sociale përmes analizave, monitorimit dhe avokimit duke i bashkuar përpjekjet e tyre në koalicionin regjional ChildPact.

AKTIVITETET KRYESORE

  • Inkurajimi i politikë-bërjes bazuar në dëshmi duke organizuar konferenca rajonale për të treguar se si rezultatet e Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve krahasohen ndërmjet shteteve.
  • Rritja e dukshmërisë së kauzës së projektit duke organizuar trajnime të mediave sociale në secilin shtet pjesëmarrës, organizimi i punëtorisë rajonale për tregim të storieve dhe konkurset nacionale për tregim të storieve dhe krijimi/ azhurnimi i faqeve zyrtare të të gjitha koalicioneve pjesëmarrëse.
  • Krijimi i një metodologjie inovative konsultimesh duke organizuar nga një punëtori në secilin shtet pjesëmarrës me qëllim të identifikimit të mënyrave për thjeshtëzim e procedurave legjislative dhe burokratike të cilat i parandalojnë të rinjët të thyejnë qarqet e margjinalizimit social dhe ekonomik, duke zhvilluar në secilin shtet pjesëmarrës nga një fushatë të thjeshtëzimit dhe duke organizuar në secilin shtet pjesëmarrës dëgjime parlamentare.
  • Rritja e shkathtësive të komunikimit dhe negocimit të përfaqësuesve të koalicionit duke organizuar trajnime regjionale për menaxhimin e koalicionit dhe avokim.

– Për më tepër vizitoni faqen: http://www.childpact.org/projects/young-with-a-voice/#sthash.W3UymLhb.dpuf