“Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” është projekt i implementuar nga KOMF në kuadër të projektit rajonal “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe promovimi i përfshirjes sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”, i mbështetur nga BE dhe UNICEF.

Deklarata e rezultatit:

  • Legjislacioni primar dhe sekondar është përmirësuar për të fuqizuar parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës ndaj fëmijëve.
  • Mekanizmat për identifikimin, raportimin dhe referimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve janë fuqizuar.

Rezultatet e pritura

  • Platformat e Organizatave të Shoqërisë Civile do të krijohen për të avokuar për fillimin e rishikimit të ligjeve përkatëse që adresojnë dhunën e fëmijëve sipas rekomandimeve të raportit të analizës të ligjeve dhe përshtatshmërisë së tyre me KDF.
  • KOMF ka fuqizuar kapacitetet për të adresuar shqetësimet, pikëpamjet e komunitetit dhe fëmijëve për të mbështetur ndryshimin e ligjeve që lidhen me dhunën ndaj fëmijëve.
  • Ngritja e vetëdijesimit të publikut për identifikimin dhe referimin e rasteve të dhunës duke përfshirë identifikimin e nevojave dhe shërbimet e përshtatshme.