Avancimi i legjislacionit, ku KOMF kontribuoi në hartimin dhe plotësim-ndryshimin e:
• Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
• Kodit Penal të Kosovës
• Kodit të Procedurës Penale
• Ligjit të Familjes

Monitorimi i zbatimit të legjislacionit ku KOMF punoi në hartim të hulumtimeve dhe analizave:
• Studimi krahasues ndërmjet rezultateve të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijës dhe Raportit të Progresit
• Raporti i monitorimit mbi zbatimin e ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve
• Analiza mbi financimin e shërbimeve sociale në Kosovë
• Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës
• Raporti: “A po realizohet e drejta ime për shëndetin më të mirë?”

Vetëdijësimi, ku KOMF ka arritur:
• Mbi 400 publikime të KOMF në media gjatë 2017
• Rekomandimet e KOMF drejtuar kandidatëve për Kryeministër të Republikës së Kosovës dhe kandidatëve për kryetarë të komunave
• Zgjerimi i platformës avokuese të KOMF “ Miqtë e Fëmijëve”
• Ndarja e çmimeve vjetore nga KOMF për gazetari në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Fuqizimi i koalicionit dhe organizatave:
• KOMF ndau nën financime për shtatë organizatat për hartimin e planeve komunale për mbrojtjen e fëmijëve
• Zhvillimi i Strategjisë për Ngritjen e Fondeve të KOMF
• Krijimi i Grupeve Tematike në KOMF: Grupi Tematik Për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve, Arsim, Shëndetësi dhe për Zhvillimin e Koalicionit
• Zhvillimi i Planifikimit Strategjik të KOMF 2018-2021
• Tetë iniciativa të përbashkëta rajonale mes KOMF dhe partnerëve të ChildPact dhe EuroChild