KOMF ka filluar implementimin e projektit të ri rajonal “Mbështetja e arritjeve të të vegjëlve/parashkollorëve përmes mësimdhënies së rafinuar (START) 2019 – 2020”, projekt i financuar nga World Vision Gjermani. Projekti zbatohet nga koalicionet e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në gjashtë vende: Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Armeni dhe Gjeorgji.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë zhvillimin cilësor në fëmijërinë e hershme në rajonin dhe Detin e Zi.

Një nga rezultatet kryesore të projektit është zhvillimi i platformës Online START  për ofrimin e udhëzimeve për prindërit se si të mbështetet zhvillimi në fëmijërinë e hershme. Aksioni i propozuar synon të ofrojë mbështetje për të gjithë prindërit me fëmijë të moshës 0 deri në 6 vjeç sidomos fëmijëve të pambrojtur, informacion të lehtë dhe materiale rreth kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, në mënyrë që ata të mund të mbështesin drejtpërdrejt zhvillimin e hershëm të fëmijëve të tyre. Duke krijuar platformën e njohurive Online, ata do të jenë në gjendje të kenë qasje në burime, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të sigurojnë mbështetjen e njëri-tjetrit.

Projekti poashtu mbështet krijimin e 6 grupeve tematike brenda secilit vend, roli i të cilëve do të jetë përfshirja e vendim-marrësve kryesorë dhe avokimi për përmirësimin e situatës së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme, mbështetja në përmbajtjen e platformës dhe rritja e ndërgjegjësimit për çështjet kyçe të edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.

Gjithashtu, projekti synon të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe ndarjen e praktikave mes vendim-marrësve dhe profesionistëve mbi rëndësinë e zhvillimit cilësor të fëmijërisë së hershme.

Duke pasur parasysh se plotësim ndryshimi ose zbatimi i kornizës ligjore është gjithmonë proces i ngadalshëm dhe i kushtëzuar edhe nga vullneti politik, projekti vë në fokus edhe mbështetjen për prindërit dhe praktikuesit, para pritjeve të ndryshimeve të legjislacionit.