Ky dokument është i bazuar në të dhënat dhe vëzhgimet e shtatë organizatave që punojnë në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Meqenëse pyetësori është ndarë përmes Koalicionit të OJQ-ve  për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kështu organizatat që kanë marrë pjesë në këtë hulumtim, janë anëtare të KOMF. Aktualisht nuk ekziston ndonjë grup punues nën platformën INSPIRE në Kosovë dhe strategjitë INSPIRE janë relativisht të panjohura brenda komunitetit të OJQ-ve. Sidoqoftë, organizatat që morën pjesë në plotësimin e pyetësorit, punojnë në fusha që lidhen drejtpërdrejt me një ose më shumë strategji të INSPIRE.

Ky dokument u hartua në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve rajonale dhe kombëtare për ndarjen dhe promovimin e zbatimit të pakos INSPIRE në rajonin e zgjeruar të Detit të Zi 2019 – 2020”, i cili ka për qëllim të ndaloj dhunën ndaj fëmijëve dhe të zhvilloj fushata në media sociale në nivel nacional dhe rajonal, duke rritur kështu vetëdijen e publikut mbi mbrojtjen e fëmijëve, promovimin e prindërimit pozitiv dhe metodave të disiplinimit, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Për të lexuar raportin për Kosovën mbi Strategjitë e INSPIRE për të Ndaluar Dhunën ndaj Fëmijëve klikoni këtu:.