Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë ka haruar Strategjinë e Avokimit për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare 2019 – 2021.

Kjo Strategji u hartua nga anëtarët e Grupit Tematik për Mbrojtje dhe partnerëve të KOMF ,  ku gjatë takimeve është bërë identifikimi i nevojave dhe më pas edhe hartimi i dokumentit. Kjo Strategji do të shërbejë si dokument bazë në gjithë platformën avokuese të rrjetit, drejt përmbylljes së procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Hartimi i strategjisë u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAPSOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

Për të lexuar Strategjinë e Avokimit për Decentralizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare 2019 – 2021, ju lutem klikoni këtu.