ANËTARËT

“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP”, është shoqatë Kombëtare  humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje të jetojë, të rritet, të ndjehet pjesë e saj dhe të ketë dashurinë që i nevojitet në një ambjent familjar e jo në institucione.

http://www.aibi.it/

Asosiacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim (ASTRA), është i përqëndruar në kërkimin shkencor, avokim, standardet e shërbimeve sociale dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. ASTRA kontribuojë në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale përmes organizimit të trajnimeve dhe punëtorive për ofruesit e shërbimeve sociale në nivel lokal dhe qëndror.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është fondacion joprofitabil me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë
kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj. Është themeluar në 2009 si Fondacioni për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha, dhe zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga Maji i 2013-tës.

http://amchealth.org/

Balkan Sunflowers Kosova është organizatë lokale e cila ka si qëllim kryesor ndërtimin e jetës aktive për të sjellë ndryshim social. BSF është tërësisht e frymëzuar dhe e angazhuar në veprimet me bazë në komunitet për të ruajtur e respektuar të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, duke punuar në fushën e edukimit, të shëndetësisë, kulturës, qytetarisë, punësimit dhe duke rritur respektin për diversitetin.

http://www.balkansunflowers.org/

Childproof/CIPOF është Organizatë Joqeveritare e cila është themeluar në vitin 2008, me qëllim për zhvillimin e komunitetit për edukim më të mire, me fokus të veçantë në edukimin parashkollor.

Childproof/CIPOF Facebook Page

Education Comes First është themeluar me misionin për të promovuar arsimimin duke ofruar programe bashkëkohore në fushën e edukimit, për të ndihmuar dhe avansuar fëmijët dhe adoleshentët. Për të përmbushur qëllimin, aktivitetet që organizata ndërmerr janë të mësuarit për mes lojës, punë krijuese, përdorimi i teknologjisë inovative, këshillim, punëtori dhe kampanja vetëdijësuese.

Education Comes First Facebook Page

HANDIKOS – Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983 ku objektivë kryesore e kësaj Shoqate ishte përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë. HandiKOS përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit, ofron shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën dhe promovon barabarësinë, jetën e pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë personat me aftësi te kufizuar.

www.handi-kos.org

Iniciativa 6 është organizatë lokale me bazë në Prizren, e fokusuar në programet për parandalim, edukim dhe reintegrim të fëmijëve, me fokus komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Ajo zhvillon projekte lidhur me përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor në Prizren, organizimin e trajnimeve për arsimtarë lidhur me reintegrimin e fëmijëve përmes aktiviteteve psikosociale për fëmijë në shkolla.

PEMA është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera, për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet, për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar. PEMA, shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.

www.pemakosova.org

PRAK Kosova – Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë është organizatë jo qeveritare e themeluar më 31 janar 2013. Misioni i organizatës është vendosja e pacientëve në qendër të sistemit shëndetësorë, duke promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre. Target Grup i punës së Organizatës janë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë kujdes shëndetësorë pa dallime.

www.prak-kosova.org

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT, themeluar në 1999 synon trajtimin dhe rehabilitimin për viktimat e torturës dhe të traumatizuarve të luftës në Kosovë. Qëllimi i saj është të mbrojë e avancojë të drejtat dhe liritë themelore të viktimave të torturës përmes rehabilitimit psiko-social e mjekësor e ndihmës juridike.

http://www.krct.org/

Organizata Rinore Akti – është një OJQ me bazë në Fushë Kosovë, e cila ka për fokus të rinjtë në Kosovë. Misioni i saj është të kontribuojë në formimin e një të riu të shëndetshëm përmes programeve arsimore, shëndetësore, sportive, rekreative, argëtuese, kulturore në mënyrë që të gjithë të rinjtë të ndjehen të barabartë edhe duke qenë të etnive të ndryshme.

Organizata Akti Facebook page

OPFAKKOS “Prindi & Fëmiu” – Veprimtaria dhe qëllimi ynë është lobimi, avokimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Kjo bëhet përmes përmes sensibilizimit të opinionit lidhur me reintegrimin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara. OPFAKKOS zhvillon aktivitete pothuajse në tërë territorin e Kosovës, ku në 25 komuna ka degët e veta dhe rreth 2000 anëtarë.

Programi për të Drejtat Civile – CRP/K ofron asistencë ligjore falas dhe këshillim për të riatdhesuarit, azilkërkuesit, personat e zhvendosur në Kosovë, atyre në rrezik për të qenë pa shtet, dhe personave të cilët konsiderohet se kanë cënueshmëri të gëzimit të të drejtave të tyre civile. CRP/K përfaqëson palët në procedura gjyqësore dhe ofron ndihmë pa diskrimin.

http://www.crpkosovo.org/

PL4Y International (më parë Sport Sans Frontières) është një OJQ franceze themeluar në vitin 1999 e cila prej vitit 2002 vepron në Kosovë. Qëllimi kryesor i saj është të përdorë sportin dhe aktivitetet e tjera sportive jo-konkuruese, si një mjet edukimi dhe fuqizimi për fëmijët, për të reduktuar diskriminimet duke sjellë bashkë komunitete të ndryshme përmes sportit.

http://pl4y.international/

Qendra për Edukim e Kosovës – KEC synon zhvillimin e kapaciteteve për avancimin e sistemit të arsimit, përmes ofrimit të shërbimeve dhe të burimeve të cilësisë së lartë, si dhe përmes bashkëpunimit aktiv me të gjitha palët me interes në vend dhe jashtë tij. Qëllimi kryesor është ndërtimi i një sistemi efikas dhe gjithëpërfshirës të arsimit duke aftësuar qytetarët për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për pjesëmarrje aktive në jetën demokratike.

http://www.kec-ks.org/

Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore – trajton shkaqet dhe pasojat e dhunës përmes një qasjeje multi-sektoriale dhe lehtëson fuqizimin e popullsisë në shënjestër. Kjo realizohet duke ofruar: asistencë sociale për viktimat dhe ato potenciale të trafikimit, parandalim dhe edukim, avokim e informim, ndërgjegjësim, fuqizim, rehabilitim dhe reintegrim afat-gjatë të viktimave dhe viktimave potenciale.

http://www.pvptcenter.net/sq/

Qendra për studime të avancuara FIT, është themeluar në vitin 2011. Objektivat e saj janë: kontribuimi në fushën e edukimit me qëllim vetëdijësimin për zhvillime të rëndësishme politike, sociale dhe ekonomike në vend, përmirësimi i situatës sociale të grupeve me të cilat punon gjatë implementimit të projekteve, dhe lidhja mes ekspertëve nga Kosova e rajoni, për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë së Kosovës.

http://fit-ks.org/

Save the Children – Suksesi i programit të SCiK në Kosovë është i bazuar në ndërhyrjet e drejtpërdrejta, krijimin e praktikave të mira dhe ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile që t’i përgjigjen nevojave të fëmijëve. SCiK angazhohet për legjislacionin dhe politikat të cilat përfshijnë praktikat gjithëpërfshirëse që përcillen me mjete financiare për të arritur ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme.

https://kosovo.savethechildren.net/

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë – është organizatë e kujdesit social e përkushtuar për të mbështetur fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata në nevojë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe fetare. SOS Fshatrat sigurojnë strehim, përkujdesje dhe edukim përmes pesë projekteve të ndryshme.

http://www.sos-childrensvillages.org/where-we-help/europe/kosovo

Shpresa Shtëpi për Fëmijët Kosovë (SDSF) – është organizatë lokale joqeveritare që ofron strehim për fëmijët në nevojë për mbrojtje (fëmijë pa përkujdesje prindërore, fëmijë të abuzuar dhe keqtrajtuar si dhe fëmijë viktima të trafikimit-rrezikshmëri të ulët). SDSF ofron shërbime shëndetësore/psikologjike dhe edukim, rehabilitimin dhe reintegrimin e fëmijëve të vendosur derisa të bëhet ribashkimi familjar apo alternativa tjera.

Terre des hommes është një fondacion zviceran, që është duke kontribuar përmes programit të mbrojtjes së fëmijëve për fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. Kjo po synohet duke fuqizuar kapacitetet e institucioneve shtetërore që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe rritjen e koordinimit të tyre me qëllim të krijimit të një sistemi efikas të menaxhimit të rasteve.

http://www.terredeshommes.org/

The Ideas Partnership – TIP është Organizatë e cila vepron kryesisht në fushën e edukimit, avokimit dhe fuqizimit të grave, veçanërisht në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Organizata vepron në pesë komuna, ndërsa zyra qendrore e Organizatës është në Prishtinë. TIP është organizata e tretë më e madhe vullnetare në Kosovë me rreth 100 vullnetarë.

www.theideaspartnership.org

Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VoRAE ka si qëllim përmirësimin e jetës së këtyre komuniteteve dhe mbështetjen e integrimit të tyre në shoqëri. Kjo bëhet duke avokuar për të drejtat e tyre, kushtet e jetesës dhe situatën e përgjithshme përpara autoriteteve dhe/ose organizatave kompetente vendore apo ndërkombëtare.

http://www.vorae.org/

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS është një organizatë që ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes së mirë lokale përmes pjesëmarrjes aktive qytetare, monitorimit te institucioneve si dhe promovimin e vlerave demokratike. POLIS angazhohet të vejë në zbatim vlerat të cilat ndikojnë për një qeverisje të brendshme efikase, efektive, transparente, llogaridhënëse, të besueshme dhe të ndershme.

Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS

Organizata “Network of Peace Movement” (NOPM) punon në forcimin e demokracisë lokale dhe qendrore, në përmirësimin e transparencës si në pjesëmarrje në vendimmarrje, integrimit dhe dialogut ndëretnik, fuqizimin e grave dhe të rinjve dhe kategorive të margjinalizuara të shoqërisë kosovare. Fushat kryesore të punës të NOPM-së kanë të bëjnë me avokim për çështjet e lidhura me qeverisjen lokale me fokus kryesor rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë tek institucionet lokale. .

Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti ka për qëllim të ofrojë shërbime për përkujdesje ditore për fëmijë të moshës 3-6 vjeç, të ofrojë shërbime për edukim parashkollor për fëmijë të moshës 5-6 vjeç, të promovojë dhe zbatojë edukimin gjithëpërfshirës dhe social si dhe të ofrojë shërbime për trajnime për vetëdijesim dhe përkrahje të prindërve dhe komunitetit për edukim gjithëpërfshirës dhe përfshirje sociale.

Nevo Koncepti është organizatë joqeveritare e themeluar më 26 nëntor 2014. Nevo Koncepti bashkëpunon me fëmijë, të rinjë dhe familje të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me institucionet publike qendrore dhe lokale, organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare, media dhe palë tjera me interes. NVK ka përvojë në fushën e edukimit formal dhe joformal. Ajo ka kontribuar në rritjen e numrit të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian të përfshirë në arsimin parafillor, fillor, të mesëm dhe universitar; zvogëlimin e braktisjes së shkollimit; ndërgjegjësimin e komuniteteve për rëndësinë e arsimit, edukimin shëndetësor dhe social, respektimin e drejtave të fëmijëve.