Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF përmbyllën e fushatës avokuese “Kujdesu për MUA!” – Kujdes cilësor për çdo fëmijë, që kishte për synim mbështetjen dhe fuqizimin e familjeve të rrezikuara dhe parandalimin e ndarjes së fëmijëve nga ambienti i tyre familjar.

Po në këtë ditë u lansua edhe fushata ‪#‎JOnën18‬! që i dedikohet parandalimit të fenomenit të martesave të hershme në Kosovë!
Dita Ndërkombëtare e Familjes mblodhi së bashku Ministrin Arban Arbrashi me profesionistët, institucionet, KOMFin, OJQ-të dhe miqtë e fëmijëve për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që fëmijët të gëzojnë të drejtën e zhvillimit sipas moshës brenda një familje të shëndoshë dhe përkrahëse në zhvillimin e tyre. SOS Fshatrat organizuan edhe grupe përkrahëse për të rinjtë së bashku me Institutin për Shëndet Publik, lojëra dhe aktivitete sportive së bashku me Sports4All, dhe koncert dhe argëtim me grupin “Leka me shokë” për të rinjtë- të gjitha me moton #JOnën18!