Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP dhe KMOP, është duke implementuar një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, të quajtur: “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”. Ky projekt ka nisur në 20 Dhjetor 2018 dhe do të zgjasë 42 muaj.

Qëllimi i këtij projekti është kontribuimi drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Objektivat kryesore të projektit janë: Fuqizimi dhe rritja e kapaciteteve dhe rolit aktiv të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF drejt procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, avokimi drejt decentralizimit të shërbimeve sociale përmes kontributit për përmirësimin e kornizës ligjore, monitorimit të legjislacionit dhe mobilizimit të institucioneve publike dhe ngritja e vetëdijesimit përmes komunikimit me mediat mbi decentralizimin e shërbimeve sociale.

Ndër të tjera, një hulumtim do të bëhet përmes këtij veprimi lidhur me ndikimin e decentralizimit dhe si ky proces ka ndikuar në cilësinë e ofrimit të shërbimeve sociale. Për më tepër, KOMF do të kryejë monitorim vjetor mbi zbatimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, në mënyrë që të rrisë llogaridhënien e institucioneve publike ndaj qytetarëve.

Për të arritur rezultatet e parashikuara në lidhje me përfundimin e procesit të decentralizimit, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po kërkon të rekrutojë një Specialist për Monitorim dhe Hulumtim .

POZICIONI: SPECIALIST PËR MONITORIM DHE HULUMTIM
VENDI: PRISHTINË
KOHA E PUNËS: ORAR I PLOTË (40 orë në javë)
DATA E FILLIMIT: Mars 2019
KOHËZGJATJA E KONTRATËS: Kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi

Përmbledhje e përgjithshme e pozitës:

  • Specialisti i Monitorimit dhe Hulumtimit do të jetë përgjegjës për të përkrahur Ekipin e Menaxhmentit të Projektit të KOMF për zbatimin e tërësishëm të projektit: të udhëheqë procesin e Monitorimit dhe Hulumtimit për zbatimin e kuadrit ligjor dhe të procesit të decentralizimit social; të udhëheq të gjitha nismat e avokimit që rrjedhin nga gjetjet e hulumtimit, si dhe monitorimi i legjislacionit; të mbështesë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e tjera të projektit; kryen detyra të tjera siç kërkohet nga mbikëqyrësi.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe letër motivimi në: info@komfkosova.org

Afati i fundit për aplikim: e hënë, 18 shkurt, 2019 ora: 16: 00h.

Për të lexuar shpalljen e plotë, ju lutem klikoni këtu: