Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, adreson rekomandimet kryesore të dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës për fushat më kritike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Indeksi ka vlerësuar pesë dimensione të veprimeve të Kosovës që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia.

Indeksi vë në pah se Kosova ka një boshllëk të madh mes legjislacionit të miratuar dhe zbatimit të tij. Tashmë Kosova duhet të zbatojë legjislacionin dhe të sigurojë burimet adekuate përmes së cilave do të fuqizojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Kosova duhet të bëjë investime financiare për të ndërtuar kapacitetet që do të mbyllnin hendekun midis legjislacionit dhe zbatimit të tij.

Për të lexuar dokumentin e plotë, ju lutem klikoni këtu: