KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka publikuar raportin mbi ndikimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Konkretisht, raporti paraqet kornizën ekzistuese dhe gjendjen e decentralizimit të shërbimeve sociale, si dhe sjell përfundimet dhe rekomandimet për përmbylljen e procesit të decentralizimit. Qëllimi i këtij raporti është vlerësimi i efektit të decentralizimit dhe ndikimit të këtij procesi në cilësinë e ofrimit të shërbimeve sociale.

Publikimi i këtij raporti shërben si pikënisje e monitorimeve vjetore mbi zbatimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, me qëllim të rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike në nivelin qendror dhe komunal mbi procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë.