KOMF në kuadër të ChildPact lanson këtë Thirrje për Kontribute dhe në këtë rast fton institucionet dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të plotësojnë pyetësorin online, që ka për qëllim të përshkruajnë aktivitetet që po zhvillohen aktualisht nën pakon INSPIRE (Shtatë Strategji për të Ndaluar Dhunën Ndaj Fëmijëve) në Kosovë.

Vendet ku është duke u zhvilluar sondazhi janë: Kosova, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Republika e Moldavisë, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Turqia.

Këtë vit ChildPact dhe anëtarët e saj, përfshirë dhe KOMF janë duke implementuar projekte rajonale të financuara nga Fondacioni Oak dhe Fondi INSPIRE, që janë të fokusuara në Strategjitë INSPIRE dhe synojnë zvogëlimin e dhunës ndaj fëmijëve. Aktualisht jemi në në fazën e parë të implementimit duke mbledhur të dhëna dhe duke planifikuar aktivitetet me veprimet që ndërlidhen me pakon INSPIRE të ndërmarra nga OJQ-të dhe akterë të tjerë.

Objektivat e Pyetësorit Rajonal INSPIRE

Qëllimi i Pyetësorit Rajonal të ChildPack për INSPIRE, zhvillohet për të kuptuar sa më mirë përpjekjet aktuale dhe për të përmirësuar sinergjitë në mes të akterëve që punojnë në implementimin e strategjive INSPIRE në rajonin tonë. Të dhënat e mbledhura përmes këtij pyetësori, do të analizohen dhe përdoren si bazë për secilit vend dhe do të publikohet një raport rajonal që do të informojë palët e interesuara në rajon dhe donatorët e përfshirë në pakon INSPIRE në gjithë rajonin.

Ju lutem vini re se të gjitha informacionet e dhëna mund të përfshihen në raporte ose në materiale të tjera publike, andaj ju nuk duhet të përfshini në përgjigjet tuaja ndonjë informacion privat ose të rezervuar.

Ju mund t’i qaseni pyetësorit duke klikuar në këtë link.