Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me rrjetin KRAEEYN,  ka publikuar Politikën rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Kjo politikë rekomanduese përshkruan situatën lidhur me zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe ofron një pasqyrë të disa prej fushave prioritare për ndërhyrje në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe rekomandime se si duhet adresuar dhe trajtuar ato.

Duke pasur parasysh që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është dikasteri udhëheqës për zhvillimin e politikave dhe strategjive për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, kjo politikë iu adresua MASHTI por edhe sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

Klikoni këtu për të lexuar raportin e plotë.