Institucioni i Avokatit Popullit, KOMF, UNICEF, Zyra e BE-së dhe Save the Children kanë dërguar një letër të përbashkët të qëndrimeve rreth Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, drejt kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli. Vërejtjet dhe zbraztësitë kryesore të adresuara ishin rreth: 1. Kostos buxhetore për zbatimin efikas të mbrojtjes së fëmijëve në nivel qendror dhe lokal; 2. Integrimin e sistemit për të qenë më koordinues dhe reagues për mbrojtjen adekuate të fëmijës; 3. Pronësinë institucionale për zbatimin e këtij ligji; 4. Përgjegjësinë institucionale, shoqërore dhe familjare për mbrojtjen e fëmijës.

Lexoni letrën e plotë!