MISIONI

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në Qershor të vitit 2011, është një koalicion i përbërë nga 22 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me mision të përbashkët avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Misioni i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve është mbrojtja, respektimi, mirëqenia dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve.
Kjo realizohet nëpërmjet lobimit dhe avokimit për promovimin dhe zhvillimin e të drejtave të fëmijëve sipas KDF-së.

Organizatat anëtare të KOMF janë:
Associazione Amici dei Bambini, Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Action for Mothers and Children, Balkan Sunflowers Kosova, Iniciativa 6, Kosovo Education for Sustainable Development, Kosovo Rehabilitation Center for Torture Victims KRCT, Organizata Rinore Akti, One To One Kosova – Qendra e Këshillimit për Familje, One to One Children’s Fund, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile, PL4Y International, Qendra për Edukim e Kosovës – KEC, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara FIT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë, Terre des hommes, VoRAE dhe World Vision.

Objektivat kryesore të Koalicionit janë:

Nxitja e miratimit të ligjeve dhe politikave për fëmijët.
Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe politikave kombëtare për fëmijët.
Sensibilizimi dhe mobilizimi i autoriteteve shtetërore relevante në nivel lokal dhe nacional, sensibilizimi i ofrueseve të shërbimeve dhe i aktorëve të tjerë në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve.
Rritja e vetëdijesimit tek opinioni i gjerë për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve pa dallim.
Rritja e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të gjitha grupeve që janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të fëmijëve.
Krijimi i hapësirave për zhvillimin e praktikave më të mira, në fushën e të drejtave të fëmijëve, dokumentimi dhe ndarja me të gjithë anëtarët e koalicionit.
Fuqizimi i kapaciteteve të koalicionit, veçanërisht fuqizimi i organizatave lokale dhe organizatave të bazuara në komunitet.

KOMF në mënyrë të vazhdueshme, pranon kërkesa të reja nga organizata të ndryshme në Kosovë për anëtarësim.