Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAPSOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndan mirënjohjen vjetore “Komuna më e mirë” për komunën që ka bërë më shumë drejt mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, për vitin 2019.

Një mirënjohje vjetore “Komuna më e mirë”, do të ndahet për komunën që ka arritur rezultate më të larta drejt mbrojtjes sociale të familjeve duke ndikuar kështu edhe në përmbushjen e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, gjatë vitit 2019.

Mirënjohja “Komuna më e mirë”, për komunën që ka bërë më shumë përpjekje dhe ka arritur më shumë rezultate në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale gjatë 2019, nuk do të jetë në vlerë monetare por në formë të mirënjohjes dhe falënderimit për kontributin e dhënë.

Vlerësimi  Vlerësimi i nominimeve do të bëhet nga një panel vlerësues i jashtëm, i përbërë nga personalitete prej fushave si shoqëria civile, universiteti, komuniteti, etj.  Pas vendimit të panelit, KOMF merr vendimin final për fituesit.

  • Paneli do të përbëhet nga tre personalitete, jashtë përbërjes së KOMF, për të ruajtur transparencën dhe shmangur konfliktin e interesit;
  • KOMF do të dërgojë ftesa zyrtare për pjesëmarrje vullnetare për anëtarët e panelit vlerësues;
  • Paneli bën vlerësimin e nominimeve dhe në bazë të vlerësimit, merr vendim me shkrim për komunën fituese dhe jep arsyetimin e vendimit.
  • KOMF merr vendimin final rreth aprovimit të fituesve të shpallur nga paneli.

 

Komunat që aplikojnë duhet t’i përmbahen këtyre kritereve:

  1. Të ketë arritje në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale me fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë gjatë 2019, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në fushën e mbrojtjes dhe mirëqenies sociale, shëndetësisë, arsimit, drejtësisë etj;
  1. Të plotësojnë dhe dorëzojnë formularin i cili gjendet i bashkangjitur si aneks në fund të kësaj thirrjeje. Arsyetimi i nominimit duhet të jetë i saktë dhe i detajuar, duke përmbajtur informacionin e nevojshëm rreth arritjeve dhe arsyes pse komuna duhet ta marrë këtë mirënjohje.

 

Afatet për aplikim:

  • Shpallja do të qëndrojë e hapur që nga data e shpalljes së tij në www.portalpune.com dhe faqet zyrtare të KOMF, SOS dhe OFAP, nga data 11 Nëntor 2019 deri më 24 Nëntor 2019.
  • Nominimi / formulari i plotësuar, duhet të dërgohet në info@komfkosova.org deri me datë 27 Nëntor 2019.
  • Mirënjohja për komunën fituese do të ndahet gjatë një ceremonie solemne e cila do të organizohet gjatë muajit Dhjetor 2019.

KOMF, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAPSOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP inkurajojnë të gjitha komunat e Kosovës, të aplikojnë për mirënjohjen “Komuna më e mirë”, që do të ndahet këtë vit.

 

Klikoni këtu për të shkarkuar formularin për aplikim.