Qeveria e Kosovës në takimin e fundit ka miratuar koncept dokumentin për shërbimet sociale dhe familjare. Opsioni i tretë i propozuar nga Grupi Punues është vlerësuar si i duhuri, i cili rekomandon hartimin e projektligjit të ri me të cilin do të shfuqizohet Ligji Nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-081.

KOMF si pjesë e grupit punues ka përfshirë rekomandimet në kuadër të koncept dokumentit.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, do të mbështesë procesin e hartimit të Ligjit të ri Për Shërbime Sociale dhe Familjare duke ndikuar në reformën e shërbimeve sociale dhe familjare, avancimin e formave të mbrojtjes për fëmijët, integrimin e shërbimeve sociale, rritjen e cilësisë dhe llogaridhënies dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Koncept dokumentin e miratuar mund ta gjeni këtu: