Projekti “Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, është financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë, Save the Children dhe Terre des hommes.

Objektivat strategjike të projektit:

OBJEKTIVA STRATEGJIKE 1: Kontributi në avancimin dhe monitorimin e kornizës ligjore, politikave, strategjive dhe standardeve kombëtare në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të fëmijëve.

OBJEKTIVA STRATEGJIKE 2: Fuqizimi i mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, përmes avokimit për zhvillimin e formave të qëndrueshme alternative për mbrojtjen e fëmijëve.

OBJEKTIVA STRATEGJIKE 3: Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe për të reaguar ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.