Grupi Tematik për Mbrojtjen e Fëmijëve finalizon qëndrimin për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare

Grupi Tematik për Mbrojtjen e Fëmijëve finalizon qëndrimin për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare

3 Tetor 2019

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve.

Gjatë këtij takimi anëtarët kanë shqyrtuar qëndrimin zyrtar të KOMF për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, i cili është plotësuar për procesin e hartimit të Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Duke pasur si synim kryesor interesin më të mirë të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, anëtarët e grupit tematik finalizuan qëndrimin e KOMF me qëllim të reformimit të shërbimeve sociale.

Në takim morën pjesë: ASTRA, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, Organizata Rinore Akti, Terre des hommes, Ëorld Vision, Save the Children, OPFAKKOS “Prindi & Fëmiu”, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Labirinth, Autizmi dhe PEN.

Ky takim mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

No Comments

Leave a Reply