Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve në kuadër të KOMF mbajti takimin e radhës. Në këtë takim u përcaktuan prioritetet për vitin 2019 si dhe hapat rreth Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, Kodit Civil dhe formulës së financimit të shërbimeve sociale.

Grupi Tematik për Mbrojtje dhe Mirëqenie të Fëmijëve mundëson: Shkëmbimin e praktikave të mira; Ndarjen e vështirësive, sfidave dhe gjetjen e zgjidhjeve të mundshme; Gjenerimin e informacionit në lidhje me veprimet avokuese të KOMF në politikat sektoriale në nivel nacional; Hartimin e qëndrimeve, platformave avokuese dhe propozimeve për të ndikuar në politikat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Ky takim u mundësua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizimin”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.