Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPSM), Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe Save the Children ka mbajtur punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Aktualisht, MPMS është në fazën e hartimit të këtij Projektligji dhe kjo punëtori ka shërbyer për sjelljen e diskutimeve në mes të akterëve kryesor të fushës, duke thelluar rekomandimet për hartimin e projektligjit.

Punëtoria  u fasilitua nga ekspertja e kontraktuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë, Anna Nordenmark Severinsson dhe eksperti i kontraktuar nga Save the Children, Jeton Oruçi.

Në këtë punëtori kanë marrur pjesë anëtarë të grupit punues për hartimin e projektligjit, që përfshinë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, përfaqësues nga komunat, përfaqësues të KOMF,  UNICEF etj.

Punëtoria u organizua në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.