KRITERET PËR ANËTARËSIM

Kriteret kryesore që duhet të përmbushin kandidatët, për tu anëtarësuar në KOMF, janë:

  • Të kenë jo më pak se 2 vjet eksperiencë si organizata.
  • Të ndajnë të njëjtin mision dhe vizion me Koalicionin.
  • Të kenë angazhimin për të marrë pjesë aktivisht në aktivitetin e Koalicionit.

 

Procedura e nevojshme për anëtarësim në KOMF, është:

  • OJQ-ja kandidate duhet të adresojë një letër (kërkesë) zyrtare duke e kërkuar anëtarësimin e saj dhe duke çertifikuar identitetin e organizatës.
  • OJQ-ja kandidate duhet të dorëzojë kopjet e dokumentit të regjistrimit në Kosovë dhe kopjen e statutit të saj.
  • OJQ-ja kandidate duhet të sjellë së paku një raport për punën aktuale.