Asambleja e Përgjithshme e KOMF në takimin e mbajtur më 19 mars 2019, votoi pro anëtarësimit të tri organizatave jo qeveritare: Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM)  dhe SOS Kopshti.

POLIS ka mbështetur procesin e hartimit të rregullores dhe strategjisë komunale për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Lipjanit  dhe aktualisht ofron shërbime për fëmijët e cenueshëm përmes qendrës ditore SMILE  si dhe shërbimeve të ofruara në familje dhe me bazë në komunitet.

NOPM ka mbështetur procesin e hartimit të rregullores dhe strategjisë komunale për të drejtat e fëmijëve në Komunën e Gjilanit, përderisa aktualisht  përkrahe Qendrën për Punë Sociale në komunën e Kamenicës në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë.

SOS Kopshti është organizatë joqeveritare e cila përkrah edukimin e fëmijëve përmes një ambienti edukues dhe programi të larmishëm sipas standardeve pedagogjike që përgatitë dhe formon shkathtësi dhe shprehi për shkollë dhe jetë.

Gjatë këtyre dy javëve, anëtarët do vazhdojnë me shqyrtimin e kërkesave tjera për anëtarësim.