Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe ChildPact, janë të vendosur ndaj principeve dhe udhëzimeve të KDF dhe një nga prioritetet tona aktuale është të punojmë për të eleminuar dhunën ndaj fëmijëve. Ne besojmë fuqimisht se dhuna ndaj fëmijëve mund të parandalohet dhe ftojmë qeverinë, organizatat joqeveritare që punojnë me fëmijët dhe familjet si edhe median e publikun e gjerë që të konsiderojnë e të përdorin sa më shumë që munden, paketën INSPIRE e cila në vetvete përbën një burim të jashtëzakonshëm.

Manuali INSPIRE përshkruan 7 strategji dhe praktika të mira nga vendet anembanë botës që kanë provuar të jenë efektive në reduktimin e dhunës ndaj fëmijëve.

  • Zbatimi i ligjeve
  • Normat dhe vlerat
  • Mjedise të sigurta
  • Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëve
  • Të ardhurat dhe fuqizimi ekonomik
  • Përgjigje dhe shërbime mbështetëse
  • Edukim dhe Shkathtësi për jetë

Ne kemi për qëllim të mbështesim të mësuarit përmes evidencës dhe grumbullimit të të dhënave në mënyrë që të informojmë politikat, praktikën dhe arsimin. Nëse organizata juaj kryen aktivitete në INSPIRE, ju lutemi na tregoni dhe kontribuoni në Anketën online të Hartëzimit Rajonal, të cilën mund ta gjeni më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/1cvxsb-16yKrA_DBhMF8pVNbAPBnY0Eu7a9_bcHO7Ods/edit?usp=drive_web