Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mbajti Konferencën për Media pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. KOMF bashkë me organizatat anëtare si pjesë e grupit punues për hartimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, përgjatë 5 viteve ka përfaqësuar organizatat për mbrojtjen e fëmijëve dhe ka ofruar ekspertizën dhe mbështetjen e nevojshme me qëllimin të hartimit të një ligji të avancuar që mbron interesin dhe të drejtat e fëmijëve.

Pas finalizimit të Projektligjit, KOMF në vazhdimësi ka apeluar drejt kuvendit për miratimin e tij. Dy ditë pas konferencës sëjashtëzakonshme për media të KOMF të mbajtur para dyerve të Kuvendit, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Përmes konferencës për media, KOMF ofroi rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas tëLigjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi.

KOMF njoftoi që në të njejtën kohë është duke punuar për hartimin e formulës së financimit të shërbimeve sociale dhe krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, në mënyrë që të sigurohet minimumi i financimit të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve. KOMF si pjesë e grupit punues për hartimin e formulës së financimit, siguroi që do ofrojë mbështetjen e nevojshme për paraqiturnevojat reale dhe për të ndarë buxhetin e adekuat për fëmijët.

KOMF rekomandoi krijimin dhe aplikimin sa më parë të grantit specifik për shërbime sociale, i cili  në aspektin buxhetor do të mbështesë edhe procesin e implementimit efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF rekomandoi komunat të hartojnë rregulloret dhe strategjitë komunale për të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të jenë në linjë me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të funksionalizojnë mekanizmat koordinues komunal të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. KOMF ka mbështetur procesin e hartimit të rregulloreve dhe strategjive për të drejtat e fëmijëve në shtatë komuna, prandaj ofron model referues të gjitha komunave të Kosovës, duke u ofruar atyre një mundësi të replikimit të procesit dhe hartimit të Rregullores Komunale dhe Strategjisë për të Drejtat e Fëmijëve, brenda komunave të tyre.

KOMF shprehu gadishmërinë për mbështetjen në hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF do të monitorojë procesin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve pas hyrjes në fuqi përmes Indeksit për Mbrojtjen eFëmijës.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është aprovuar dje, me datë 27 Qershor, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë.