KOMF: Qeveria të “shkurtojë asfaltin” të rris përkrahjen e fëmijëve

KOMF: Qeveria të “shkurtojë asfaltin” të rris përkrahjen e fëmijëve

15 Qershor 2020, Prishtinë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF përmes një letre iu është drejtuar Ministres së Financave, Hykmete Bajramit, Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica, për të kërkuar mbështetje të sektorit jo-qeveritar për ofrim të shërbimeve direkte për fëmijët e cenueshëm.

KOMF ka kërkuar që gjatë planifikimeve dhe rishikimeve buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrojtja e të drejtave themelore të fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e vendosur këtë prioritet para investimeve kapitale

Për të lexuar letrën e plotë, klikoni këtu.

No Comments

Leave a Reply