KOMF publikon Raportin mbi ndikimin e decentralizimit të shërbimeve sociale

KOMF publikon Raportin mbi ndikimin e decentralizimit të shërbimeve sociale

11 Shkurt 2021

KOMF në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror OFAP dhe KMOP, përmes projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” të financuar nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka mbajtur një konferencë nacionale për të publikuar raportin mbi ndikimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Gjatë kësaj konference u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të publikuar dhe u diskutua me të pranishmit mbi gjendjen e decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë, sfidave dhe alternativave drejt përmbylljes së suksesshme të këtij procesi. Më konkretisht, raporti paraqet kornizën ekzistuese dhe gjendjen e decentralizimit të shërbimeve sociale, si dhe sjell përfundimet dhe rekomandimet për përmbylljen e procesit të decentralizimit.

Qëllimi i këtij raporti është vlerësimi i efektit të decentralizimit dhe ndikimit të këtij procesi në cilësinë e ofrimit të shërbimeve sociale. Publikimi i këtij raporti shërben si pikënisje e monitorimeve vjetore mbi zbatimin e procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale, me qëllim të rritjes së përgjegjësisë së institucioneve publike në nivelin qendror dhe komunal mbi procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale. Raporti i parë i monitorimit do të publikohet në javët në vijim.

No Comments

Leave a Reply