Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF pas reagimit ndaj rastit të abuzimit seksual të nxënëses, hartoi rekomandimet për institucione për parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e rastit të cilat i prezantoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media. KOMF kërkoi llogaridhënie nga institucionet përkatëse dhe kërkoi masat e menjëhershme ndaj tyre të cilët në bazë të obligimeve të tyre ligjore dhe etike, do të duhej të siguronin dhe ofronin mbrojtjen e fëmijëve.

KOMF kërkoi nga institucionet komunale në komunën e Drenasit të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme të gjitha masat dhe shërbimet e nevojshme për të siguruar mbrojtjen, rehabilitimin dhe re integrimin e viktimës. Shërbimet ti ofrohen edhe familjes, për të siguruar që familja është një mjedis mbështetës, pranues dhe jo diskriminues, i cili gjithashtu i shërben rehabilitimit dhe re-integrimit të viktimës.

KOMF i bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës të ndërmarrin të gjitha masat për të sjellur para përgjegjësisë dhe për të ndëshkuar të dyshuarit për veprat penale përkatëse (abuzim seksual me fëmijë, keqpërdorim i detyrës zyrtare e të tjera).

KOMF kërkoi nga Mediat dhe qytetarët që të mbrojnë personalitetin e viktimës dhe të shmangin stigmatizimin, duke mos publikuar dhe shpërndarë imazhet, fotografitë apo të dhënat për fëmijën dhe familjen.

KOMF ofroi rekomandimet për institucione, për parandalimin e kësaj dukurie dhe ndëshkimin e rastit:

Shkollat:

  • Edukimi i fëmijëve për format e abuzimit, rreziqet, pasojat, raportimin dhe institucionet e
  • mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve;
  • Prezantimi me zyrat përkatëse ku abuzimi mund të raportohet, dhënien e të gjitha kontakteve për
  • të pasur qasje në këto sisteme të referimit dhe garantimi mbi ruajtjen e konfidencialitetit;
  • Ngritja e shërbimeve profesionale në kuadër të shkollave (psikologë, pedagogë, punëtorë social),
  • ku ndër të tjera do të kishin rol edhe në vetëdijesimin e fëmijëve për raportimin dhe kërkimin e
  • ndihmës si dhe ofrimin e mbështetjes psiko-sociale për viktimat;
  • Bashkëpunimi me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Nxënësve në iniciativa dhe veprime
  • konkrete për parandalim dhe raportimin e rasteve të abuzimeve seksuale;
  • Denoncimi i rasteve të konstatuara në organet kompetente;
  • Bashkëpunimin me Qendrat për Punë Sociale në menaxhimin e rasteve.

Drejtoritë Komunale të Arsimit:

  • Mbikëqyrja aktive e proceseve nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme në Republikën e Kosovës;
  • Reagimi i menjëhershëm dhe marrja e masave adekuate në rastet e dyshuara dhe raportuara të abuzimit seksual në shkolla;
  • Marrja e masave ligjore në preventiven dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimit seksual në shkolla.
  • Denoncimi i rasteve të konstatuara në organet kompetente;
  • Punësimi i profesionistëve të lëmive përkatëse që kanë aftësi për të parandaluar, zbuluar dhe për t’iu përgjigjur efektivisht rasteve të dhunës ndaj fëmijëve;

Qendrat për Punë Sociale:

  • Caktimi i menaxherit të rastit për çdo rast dhe sipas nevojës edhe kujdestar të cilët bëjnë vlerësimin e rastit dhe ndërmarrin të gjitha masat dhe shërbimet e nevojshme në përputhje me mandatin për të siguruar mbrojtjen, rehabilitimin dhe re integrimin e viktimës fëmijë;
  • Shtrirja e shërbimeve jo vetëm për viktimën por edhe familjen e saj, për të siguruar që familja është një mjedis mbështetës, pranues dhe jo diskriminues, i cili gjithashtu i shërben rehabilitimit dhe re-integrimit të viktimës;
  • Bashkërendimi i veprimeve për menaxhimin e rastit me profesionistë të tjerë në mënyrë që të adresojë të gjitha nevojat e rastit.

Policinë e Kosovës:

  • Reagimi i menjëhershëm në rastet e dyshuara të abuzimit seksual ndaj nxënësve, bazuar në dispozitat ligjore;
  • Bashkëpunimi më i mirë meprokurorinë dhe gjykatat në rastet e abuzimeve seksuale ndaj nxënësve për parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të tilla;
  • Kategorizimi i të dhënave sipas autorëve në rastet e abuzimit seksual ndaj fëmijëve/ nxënësve;
  • Procedimi me efikasitet i rasteve të tilla në Prokurorinë përkatëse në rastet kur ka elemente të veprave penale;
  • Intervistimin e të miturit viktimë vetëm në praninë e psikologut/punëtorit social;
  • Zhvillimin e procesit të intervistimit me të miturin viktimë apo dëshmitar në mënyrë sa më miqësore.

Prokurorinë e Kosovës:

  • Procedimi i rasteve të tilla, bazuar në dispozitat ligjore;
  • Bashkëpunimi i mirë me institucionet arsimore, Policinë e Kosovës dhe Gjykatat në luftimin dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimeve seksuale ndaj nxënësve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykatat:

  • Procedimi me efikasitet i rasteve të abuzimeve seksuale ndaj nxënësve/fëmijëve;
  • Kategorizimi dhe posedimi i të dhënave të tilla sipas autorëve të veprave penale;
  • Mbajtja e evidencave të personave që kanë precedent penal në vepra abuzive ndaj fëmijëve.