Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë” të mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka nisur punën për grumbullimin e të dhënave të Indeksit të Mbrojtjes së Fëmijëve 2.0. KOMF ka mbajtur sot trajnimin një ditor me 14 ekspertët të cilët do të punojnë në mbledhjen e të dhënave.

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës është një mekanizëm i pavarur për matjen e reformave të vendit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF). Indeksi do të sjellë evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijëve 2.0 pritet të publikohet në qershor 2017.