Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF është pjesë e fushatës për Arsim më të mirë në Kosovë, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rritjen e cilësisë në arsim dhe mbështetjen e reformimit të sistemit të arsimit në Kosovë.

KOMF bashkë me organizatat dhe akterët e përfshirë në këtë fushatë, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi duke u zotuar për ngritje të cilësisë në arsim.

Organizatat pjesë e fushatës janë: MASHT, GIZ, UNICEF, Bashkimi Europian, KOMF, Save the Children, Banka Botërore, Friedrich Ebert Foundation, KEC, SBASHK, Këshilli i Prindërve të Kosovës, Këshilli Rinor Kosovar, PEN.