KOMF në media

15 hours ago

KOMF
“Rehabilitimi, shërimi dhe drejtësia për të mbijetuarit janë obligimi im!”Donjeta Kelmendi, KOMF#BeMyVoice#BehuZeriIm“Rehabilitimi, shërimi dhe drejtësia për të mbijetuarit janë obligimi im!”Donjeta Kelmendi#BeMyVoice#BehuZeriIm ... See MoreSee Less
View on Facebook

1 day ago

KOMF
🔵KOMF mbajti takimin e 𝐀𝐬𝐚𝐦𝐛𝐥𝐞𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞. Në këtë takim anëtarët aprovuan raportin narrativ dhe financiar për vitin 2023. Po ashtu u prezantuan të gjeturat dhe rekomandimet kryesore nga raporti: “Vlerësimi i Nevojave të KOMF”, u votua për riorganizimin e grupeve tematike dhe rritjen e pagesës për anëtarësi.Në pjesën e dytë të ditës u mbajtën zgjedhjet për Bordin Drejtues dhe Presidentin e KOMF, për mandatin e ardhshëm dy vjeçar.👥👥Asambleja e Përgjithshme zgjodhi për anëtarë të Bordit Drejtues: - Rema Krasniqi, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë – Presidente e KOMF- Sebahate Hajdini Beqiri, Down Syndrome Kosova – Anëtare e Bordit Drejtues- Ibe Krasniqi, Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror - OFAP - Anëtare e Bordit Drejtues- Gani Lluga, ASTRA - Anëtar i Bordit Drejtues- Rexhep Sefedin Gojnovci, Organizata Rinore Akti - Anëtar i Bordit Drejtues ... See MoreSee Less
View on Facebook

2 days ago

KOMF
𝐊𝐎𝐌𝐅 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 📈🔵Përmes një kërkese drejtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Financave Hekuran Murati, KOMF ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, krijimin e Masës së përkohshme 📜 për funksionalizimin e shërbimeve sociale në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, si një masë tranzitore deri në rregullimin e financimit të qëndrueshëm për shërbime sociale. Ministria e Drejtësisë, në 2024 ka ndarë 1.5 milionë Euro për subvencionimin e shërbimeve të 40 organizatave jo qeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. Megjithatë, ky fond nuk është i mjaftueshëm për të funksionalizuar ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre. 🎯Ofruesit e shërbimeve sociale në vitin 2024, janë në gjendjen më të rëndë sa i përket financimit të shërbimeve sociale krahasuar me vitet e fundit. Kjo për arsyen, që në Dhjetor 2023, për pjesën dërrmuese, kanë përfunduar programet dhe projektet e donatorëve ndërkombëtarë në mbështetje të shërbimeve sociale, duke lënë zbrazëtira të mëdha në financimin e shërbimeve sociale. Duke patur parasysh që pjesa dërrmuese e ofruesve nga sektori jo qeveritar që ofrojnë shërbime sociale janë financuar në masën më të madhe nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët prej disa muajsh kanë mbyllur programet, situata aktuale është në prag të kolapsit. Konkretisht, sipas të dhënave të organizatave anëtare të KOMF, mbështetja aktuale nga Ministria e Drejtësisë, mesatarisht mbulon me rreth 66% shërbimet rezidenciale dhe me rreth 21% shërbimet sociale ditore. Në anën tjetër, përkundër decentralizimit të shërbimeve sociale, akoma nuk është rregulluar mekanizmi i financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale. Komunat në përgjithësi nuk ndajnë buxhet për ofrimin e shërbimeve sociale, me përjashtim të një numri shumë të vogël të tyre. Në këto rrethana, pavarësisht mbështetjes nga Ministria e Drejtësisë dhe vullnetit të ofruesve të shërbimeve sociale, është e pamundur për të vazhduar ofrimin e shërbimeve me kapacitet të plotë për grupet më të cenuara të fëmijëve dhe familjet e tyre.Kjo situatë mund të çojë në mbyllje të shërbimeve, apo reduktim masiv të përfituesve, që ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre. Nisur nga kjo, KOMF ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave të rrisin mbështetjen në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenuara përmes krijimit të një Mase të përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.Mohimi për t’i siguruar fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien, integrimin dhe zhvillimin e plotë të tij, përbën shkelje të parimeve bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. ... See MoreSee Less
View on Facebook