Drejtoresha ekzekutive e KOMF, në të njëjtën kohë zëvendës presidente e ChildPact, mori pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të ChildPact, të mbajtur më 15 mars 2018, në Tiranë.

Shumë diskutime u zhvilluan lidhur me planet dhe fushëveprimin tonë për një të ardhme të afërt përpara.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme u prezantuan dhe miratuan:

– Raporti i Aktiviteteve dhe ai Financiar për vitin 2017
– Miratimi i bilancit për 2017
– Miratimi i procedurës së zgjedhjes për anëtarët e Komitetit Drejtues
– Zgjedhja e dy anëtarëve të Komitetit Drejtues
– Plani i veprimit dhe buxheti për 2018 – i cili përfshiu diskutime mbi projektet e mundshme
– Kodi i Sjelljes
– Procedurat e ankesës
– Avokimi – rruga përpara

Asambleja e Përgjithshme zgjodhi dy anëtarë të rinj të Komitetit Drejtues: Mariana Ianachevici nga APSCF nga koalicioni në Moldavi dhe Arjel Trajani nga koalicioni BKTF në Shqipëri.