Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka marrë pjesë në marshin e organizuar si shenjë proteste ndaj rastit të vrasjes së fëmijës me inicialet V.K. nga Fushë Kosova. Qëllimi i këtij marshi ishte ngritja e zërit të qytetarëve, duke kërkuar përgjegjësi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për neglizhencën e treguar ndaj këtij rasti. Ky marsh u zhvillua nga sheshi “Skënderbeu” deri tek ndërtesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Përveç kësaj, KOMF ka kërkuar përgjegjësi nga KPK edhe gjatë javës së kaluar, duke dërguar kërkesë zyrtare tek Këshilli Prokurorial i Kosovës për të kërkuar hetim dhe llogaridhënie për veprimet e prokurorisë. Kjo kërkesë u dërgua në bashkëpunim me Organizatën për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu.