Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF po implementon projektin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti KOMF ka ofruar nën financime për shtatë organizata lokale të cilat janë duke zhvilluar procesin për hartimin e rregullores për të drejtat e fëmijëve.

Organizatat të cilat janë duke implementuar projektin kanë mbajtur punëtoritë e tyre, në të cilat përveç hartimit të rregullores janë duke punuar poashtu në procesin e vetëvlersimit, mjet ky që adreson mënyrën se si komuna përpiqet t’i përgjigjet nevojave të caktuara të fëmijëve. Projekti synon të forcojë kapacitetet e organizatave lokale të shoqërisë civile në fushat e avokimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të cilat më tutje do të punojnë dhe mbështesin shtatë komuna për të zhvilluar plane veprimi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Organizatat të cilat janë duke implementuar projektin janë: Për komunën Prishtinë: Civil Rights Program Kosovo – CRPK, për komunën Fushë Kosovë: AKTI NGO, për komunën Gjilan: Network of Peace Movement – NOPM, për komunën Drenas: Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët – SDSF, për komunën Pejë: George Williams Youth Association – GWYA, për komunën Lipjan: POLIS, për komunën Ferizaj: Organizata e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror – OFAP.