Prishtinë, 30 Nëntor 2016

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF që përfaqëson 22 organizata joqeveritare në fushën e mbrojtjes së drejtave të fëmijëve, ka mbajtur takimin e parë me anëtarët e saj, në kuadër të procesit hartimit të raportit: “Vlerësimi i Nevojave të KOMF”.

Në të njëjtën kohë, qëllim i kësaj punëtorie të parë, ka qenë diskutimi rreth çështjeve kryesore të vlerësimit të nevojave si dhe validimi i rekomandimeve kryesore që duhet të përfshihen në raportin final të “Vlerësimit të Nevojave të KOMF”.

Rekomandimet kyçe të përcaktuara dhe paraqitura në raportin final, do të përbëjnë më pas edhe bazën e ndërtimit të Planit të mëtejshëm Zhvillimor për Ngritjen e Kapaciteteve.