Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF me 19 mars 2018 mbajti takimin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme.

Asambleja e përgjithshme aprovoi:

  • Raportin narrativ dhe financiar për vitin 2018
  • Planin e Veprimit për vitin 2019 si dhe
  • Pagesën për anëtarësi

Në takim u prezantua edhe raporti i audit-it për KOMF për vitin 2018 si dhe drafti i Manualit për Nën financime.

Asambleja e Përgjithshme e KOMF në takimin e mbajtur më 19 mars 2019, votoi pro anëtarësimit të tri organizatave: Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Rrjeti i Lëvizjes Paqesore (NOPM)  dhe SOS Kopshti.

Gjatë javës në vijim, anëtarët do vazhdojnë me shqyrtimin e kërkesave tjera për anëtarësim.

Në takim morën pjesë: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, Education Comes First – ECF,  Organizata Rinore Akti – ORA,  Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile – CRP/K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK Kosova, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE dhe World Vision.