KOMF mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme

KOMF mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme

9 Mars 2020

KOMF mbajti takimin e Asamblesë së Përgjithshme. Në pjesën e parë të takimit, janë prezantuar dhe aprovuar raporti narrativ dhe financiar për vitin 2019, prioritetet dhe Planin e Veprimit për vitin 2020.

Gjatë këtij takimi, Asambleja e Përgjithshme e KOMF, votoi për anëtarësimin e Qendrës “Labyrinth” dhe Organizata Jo-Qeveritare Peer Education Network – PEN.

Ndërkaq, në pjesën e dytë të takimit janë mbajtur zgjedhjet për anëtarët e Bordit Drejtues, ku anëtarët e KOMF kanë zgjedhur për anëtarë të Bordit Drejtues:

  • Ibadete Krasniqi (Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP) – Presidente e Bordit
  • Nezahat Salihu (SOS Fshatrat e Fëmijëve) – Anëtare e Bordit
  • Petrit Tahiri (Qendra për Arsim e Kosovës) – Anëtar i Bordit
  • Mevlude Murtezi (Childproof/CIPOF) – Anëtare e Bordit
  • Saranda Rexha (Education Comes First) – Anëtare e Bordit

Në takim morën pjesë: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim – ASTRA, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, Education Comes First – ECF, Organizata Rinore Akti – Ora, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKKOS, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të qenieve njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti dhe Nevo Koncepti.

No Comments

Leave a Reply