Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka mbajtur punëtorinë dy ditore “Vlerësimi i nevojave në fëmijërinë e hershme” me qëllim të identifikimit dhe vlerësimit të nevojave të organizatave të shoqërisë civile në fushën e fëmijërisë së hershme në Kosovë.

Me anë të identifikimit të nevojave synohet edhe ngritja e kapaciteteve të këtyre organizatave në këtë fushë.  Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të punojnë në grupe dhe të identifikojnë sfidat dhe nevojat e tyre në ofrimin e shërbimeve për prindër dhe fëmijë dhe të përcaktojnë hapat e mëtutjeshëm për përmirësimin e fëmijërisë së hershme në Kosovë.

Pas kësaj punëtorie, KOMF do të organizoj edhe një trajnim tre ditor për  ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të koalicionit dhe partnerëve në nivel lokal, në fushën e fëmijërisë së hershme.

Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit: “Rritja e ndërhyrjeve në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”, financuar nga Republika e Bullgarisë në Kosovë, menaxhuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë dhe zbatuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF dhe Karin Dom Foundation.