Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson njëzet e dy organizata jo qeveritare, në kuadër të misionit për avokim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ka prodhuar një spot vetëdijësues mbi mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre, në Kosovë.
Kryesisht ky spot ka për qëllim të ndikojë në vetëdijësimin e publikut të gjerë dhe institucioneve publike për obligimin tonë për mbrojtje të fëmijëve.
Spoti lansohet më 15 maj që është edhe Dita Ndërkombëtare e Familjes.
Kjo video është realizuar në kuadër të projektit të mbështetur nga zyra e UNICEF-it në Kosovë.