Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po mban trajnimin tre ditor për “Zbatimin efikas të Strategjisë së Avokimit për procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale”.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të organizatave jo-qeveritare pjesë e KOMF por edhe partnerëve të jashtëm dhe palëve të interesit, se si të avokojmë, të monitorojmë dhe të marrim pjesë në vendimmarrjen publike rreth procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale në Kosovë.

Trajnimi mundësohet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE–së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.