Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të projektit “Të rinjtë me një zë” projekt rajonal i financuar nga Komisioni Evropian, ka mbajtur takim konsultativ me vetë fëmijët me qëllim të mbledhjes së informacionit mbi çështjet kryesore të cilat i preokupojnë fëmijët, që i afektojnë ata dhe të cilat ata do të donin ti adresonin më tutje.

KOMF ka mbajtur takimin me fëmijë me qëllim për të promovuar pjesëmarrjen e fëmijëve dhe krijimin e hapësirave ku fëmijët ndihen të gatshëm të shprehin pikëpamjet e tyre, duke i fuqizuar që të bëhen aktorë në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Fëmijët kanë shprehur mendimet e tyre rreth çështjeve të cilat i preokuptojnë më shumë, sikurse: diskriminimi, dhuna fizike dhe psikologjike në shkolla, dhuna në familje, punët e rënda dhe mosrespektimi i të drejtave të fëmijëve në përgjithësi.

Kjo tryezë ka mbledhur së bashku rreth 25 fëmijë përfitues të organizatave anëtare të KOMF: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Terre des hommes Kosovo, Balkan Sunflowers Kosova dhe Education Comes First.