Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF sipas vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është pjesë e grupit punues për hartimin e koncept dokumentit për plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare. KOMF gjatë periudhës kohore Qershor – Shtator 2018, ka zhvilluar një seri konsultimesh për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile lidhur me rishikimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Krahas konsultimeve, Grupi Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve i përbërë nga organizatat anëtare të KOMF, me 23 – 24 Gusht 2018 ka mbajtur punëtorinë për hartimin e qëndrimit të KOMF lidhur me koncept dokumentin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Ky dokument përmban qëndrimin e KOMF me propozimet dhe arsyetimet përkitazi me hartimin e koncept dokumentit për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

KOMF do të adresojë drejt Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale qëndrimin për ndryshimin e Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, gjatë zhvillimit të gjithë procesit.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF propozon që koncept dokumenti për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare, duhet të adresojë dhe përfshijë propozimet si më poshtë:

  • Përcaktimi i llojeve të Shërbimeve Sociale, fuqizimi i shërbimeve për parandalim dhe reintegim
  • Organizimi i shërbimeve sociale dhe familjare (fuqizimi i një skeme të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik dhe joqeveritar/privat)
  • Integrimi i shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore
  • Zhvillimi dhe fuqizimi i shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, reformimi i formave të mbrojtjes
  • Rritja e cilësisë së shërbimeve
  • Llogaridhënia
  • Financimi i shërbimeve sociale
    Për të lexuar dokumentin e plotë, ju lutem klikoni këtu: