KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF, ka zhvilluar konsultimet për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile dhe akterëve relevant të institucioneve publike lidhur me plotësim ndryshimin e dispozitave që prekin fëmijët në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.

Pjesëmarrës në tryeza ishin përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga të gjitha nivelet sikurse zyrat ligjore të institucioneve relevante, prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Institucioni i Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës, UNICEF dhe ekspertë të fushës.

Njëherit KOMF ka zhvilluar konsultime me fëmijë, për të marrë pikëpamjet e tyre rreth fenomenit të dhunës, trafikimit ndaj fëmijëve, si dhe rreth ndryshimit të ligjeve dhe politikave të identifikuara.

Rekomandimet e dala nga këto konsultime KOMF i ka dërgruar drejt Ministrisë së Drejtësisë për plotësim/ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Rekomandimet e dërguara janë rreth: trafikimit me fëmijë, veprat penale kundër integritetit seksual, keqpërdorimin e fëmijëve në pornografi etj.

KOMF do të përcjell përfshirjen e rekomandimeve të ofruara gjatë procesit të plotësim ndryshimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.